Aplikimi për patentë, tregon për çmim më të lirë të kësaj makine

Të gjithë ata që e duan një Mercedes-Benz E-Class praktik, por e duan stilin luksoz që e ofron një kupe, atëherë zgjedhin modelin CLS, transmeton Telegrafi. Kompania gjermane, e ka krijuar këtë model me katër dyer më 2004, që tani është në gjneratën e tretë.

Ky model bazë i CLS të ri, fillon nga 69,200 dollarë, që është për 10,000 dollarë më shtrenjtë se E-Class. Me 70 mijë dollar, mund të blihet CLS me 3.0 litra që prodhon 362 kuaj fuqi, ndërsa ofron nëntë shpejtësi automatike.

Kjo duket se është fuqi e konsiderueshme për një CLS elegant, ndërsa aplikimi për patent në United States Patent and Trademark Office, që e ka zbuluar Motor1, tregon edhe për diçka tjetër.

Sipas patentës, CLS i ri do ta ketë motorin me 2.0 litra që prodhon 241 kuaj fuqi, nëdrsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.1 sekonda. Ngadalësimi që i është bërë, ka bërë që modeli të jetë edhe më i lirë dhe i përballueshëm në treg.

Kur të lansohet Mercedes-Benz CLS pritet të ketë çmim bazë prej 62 mijë dollarëve. Të gjitha ndryshimet duket se janë nën kapak, ndërsa pjesët estetike mund të kenë vetëm ndryshime të lehta.

Leave a comment

Available Appointments on November 21, 2024

  07:50 – 08:201 space available
  08:20 – 08:501 space available
  08:50 – 09:201 space available
  09:20 – 09:501 space available
  09:50 – 10:201 space available
  10:20 – 10:501 space available
  10:50 – 11:201 space available
  11:20 – 11:501 space available
  11:50 – 12:201 space available
  12:20 – 12:501 space available
  12:50 – 13:201 space available